Juve bëhet skuadra e parë që shënon pesë mijë gola në Serie A, CR7 autori

E publikuar: 16/12/2018 02:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi arriti fitore në derbin ndaj Torinos në Serie A me rezultat 0-1.

Golin e vetëm për Zonjën e Vjetër e shënoi Cristinao Ronaldo në minutën e 70-të nga pika e bardhë.

Ky ishte një gol që e futi emrin e portugezit në historinë e Juves pasi ishte goli i pesë mijtë për bardhezinjtë në Serie A.

Me këtë rast Juve bëhet skuadra e parë që shënon një numër të tillë të golave në kampionatin elitar italian.

Ronaldo këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Juventusi vazhdon i pamposhtur drejt titullit, në 16-të xhirot e para ka mbledhur 46 pikë. Barazimin e vetëm e ka atë me Genoan, ndeshja përfundoi 1-1 dhe golin për skuadrën e Massimiliano Allegrit e kishte shënuar CR7.

Ndeshja e ardhshme Zonjës së Vjetër është kundër Romës. /Telegrafi/