Justin Kluivert ëndërron të luajë për Barcën

E publikuar: 27/10/2018 05:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Patrick Kluivert ka pranuar se është ëndërr e tij dhe e djalit të tij që Justin një ditë të luajë për Barcelonën.

Legjenda holandeze gjatë karrierës së tij me Blaugranët (1998-2004) ka shënuar 122 gola në 257 paraqitje.

Justin Kluivert (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Prandaj, ai thotë se transferimin e djalit të tij nga Ajaxi te Roma e ka parë si një hap përpara në karrierë.

“Padyshim se ai do të dëshironte të luajë për Barcelonën një ditë dhe këtë e ka thënë edhe në shtyp se objektivi i tij është që të luajë për Barcelonën”.

“Natyrisht se te Roma, ai ndihet shumë mirë tash për tash, është një skuadër e re me disa lojtarë me përvojë”.

Justin Kluivert (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Ai po përshtatet shumë mirë te Roma, prandaj mendoj se duhet të nisë të luajë në më shumë ndeshje, të bëjë më shumë kilometra dhe shpresoj që në fund, një ditë të nënshkruajë për Barcën, sepse është po ashtu edhe ëndërr e imja”.

“Është gjë e bukur të shohësh se djali yt i ndjek hapat e tu. Do të ishte diçka fantastike, absolutisht”, ka deklaruar Patrick Kluivert për La Liga Lowdown. /Telegrafi/