Juristët e “Paton Box” përfaqësojnë Kosovën në kontestin me “Axoc”

E publikuar: 08/01/2016 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur kompaninë “Paton Box” si përfaqësues ligjor për të zgjidhur kontestin në mes të kompanisë “ Axoc” dhe Qeverisë së Kosovës.

Kompania “Axoc” ka paditur Qeverinë për arsye se nuk e ka zbatuar kontratën për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, të cilën e kishte fituar kjo kompani në vitin 2013, transmeton ksp.

Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për pagesën e shpenzimeve administrative ne qendrën ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve investive për kontekstin e ngritur nga kompania Axoc.

Ministri Blerand Stavileci në mbledhjen e Qeverisë se duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi ka ftuar kabinetin qeveritar të miratojë këtë vendim. Ai ka deklaruar po ashtu se Kosova duke mos pasur kapacitete të nevojshme për angazhimin e një kompanie për përfaqësim ligjor kompania Paton Box ka kërkuar për këtë përfaqësim ligjor të paguhet ne vlerë prej 17 mijë e 700 dollarë. Kjo sipas Stavilecit do të shmangë dëmin që mund të ketë Kosova në këtë kontest.