Juniku po vazhdon të jetë “imun” ndaj virusit Korona

E publikuar: 14/06/2020 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ende pa asnjë të infektuar është komuna e Junikut ku nga marsi që vendi është duke u ballafaquar më një pandemi të tille po vazhdon të jetë “imun” ndaj tij.

Përkundër lehtësimit të masave, edhe në komunën e Ranillugut, të Shtërpcës, Novëbërdës, Graçanicës, Parteshit dhe Kllokotit që tre muaj nuk është regjistuar asnjë rast me Covid-19.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 53 raste.

Ndërkaq dje është shënuar edhe viktima e 32-të, një 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit.

Sipas IKSHPK-së në vazhdimësi po kontakohen dhe mbikëqyren të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 13 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 7.787.264 raste të COVID-19 dhe 429.307 raste të vdekjes.