Junik, katër persona i dalin në pritë dhe e gjuajnë me armë

E publikuar: 15/10/2019 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Junik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 22:45 në Junik, ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Viktima ka raportuar në Policinë e Kosovës se, katër persona të armatosur kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy prej të dyshuarve me armë kanë shtënë në drejtim të tij, shkruan në raportin e Policisë përcjelllë Klan Kosova.

Ndërkaq njëri prej të dyshuarve me çekan e ka goditur viktimën disa herë.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë”.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 gëzhoja të revoles kalibri 9 mm dhe katër gëzhoja të armës AK-47.

Nuk dihet motivi i rastit, të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur.

Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm.