Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

E publikuar: 24/05/2019 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka lëshuar 17 padi në drejtim të themeluesit të WikiLeaks Julian Assange. Akuzat variojnë nga vjedhja dhe zbulimi i informacioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare deri tek komprometimi i informacioneve të klasifikuara.

Assange u arrestua muajin e kaluar pasi u përjashtua nga Ambasada e Ekuadorit në Londër prej së cilët kërkonte azil që prej 2012. Gjykatat Britanike e dënuan me një vit burgim për shkeljen e lirisë me kusht ndërsa Assange filloi përpjekjet për të luftuar ekstradimin e tij në SHBA.

Akuzat e reja janë shumë më serioze ku secila prej tyre ka një dënim prej 10 vitesh burg. Assange e presin telashe edhe në Suedi.

Assange në bashkëpunim me Chelsea Manning, një ish ushtarake akuzohen nga Shtetet e Bashkuara për publikimin e materialeve të klasifikuara. Nuk dihet sesi këto akuza rëndojnë mbi Manning e cila i ka dhënë pothuajse të gjitha materialet e publikuara në WikiLeaks vetë Assange. /PCWorld Albanian