Ju nuk keni më nevojë të hiqni në “mënyrë të sigurtë” një memorie flash USB nga kompjuteri

E publikuar: 11/04/2019 05:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ju e dini se çdo ekspert teknologjie në jetën tuaj u ka këshilluar sesa e rëndësishme është të hiqni në mënyrë të sigurtë një memorie flash nga kompjuteri përpara se ta shkëputni fizikisht.

Microsoft një herë e mirë konfirmoi se me Windows 10-ën nuk keni më pse të shqetësohen që ta performoni çdo herë këtë proces.

Windows 10 ka një funksion të quajtur “quick removal” që ju lejon të hiqni një memorie flash USB nga kompjuteri pa u shqetësuar më vetëm nëse jeni duke transferuar të dhëna në të.

Me versionin 1809 të Windows 10-ës funksioni tashmë është i aktivizuar automatikisht. “Quick removal” esencialisht sigurohet se Windows nuk do të përpiqet vazhdimisht të shkruajë të dhëna në çelësin USB ndërsa është i vënë në kompjuter.

Teknikisht Microsoft e ka aktivizuar këtë funksion në Tetor kur versioni 1809 i Windows 10-ës debutoi. Gjithashtu kompania ka marrë masa që me Windows 7 për të mbrojtur memoriet tuaja flash.

Andaj tashmë nuk keni pse ti paralajmëroni vazhdimisht të tjerët që të heqin me kujdes një memorie flash USB. As tu bëni të tjerëve si ekspert teknologjik apo teknik kompjuterësh.

Lamtumirë “Safely Remove Hardware”! /PCWorld Albanian