Ju mpihen shpesh duart: Mjeku konstaton që trupin tuaj ndoshta e kanë sulmuar dy sëmundje!

E publikuar: 17/02/2018 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duart përmbajnë receptorët më të ndjeshëm për prekje të cilët nëpërmjet nervave janë të lidhura me trurin.

Mirëpo, nëse ndonjëri nga ato nerva është i dëmtuar apo i shtypur, truri nuk mund t’u përgjigjet sinjaleve të cilat i dërgojnë receptorët dhe atëherë duart fillojnë të mpihen, transmeton Telegrafi.

Ekspertët theksojnë që nëse duart shpesh ju mpihen rrezikoni dy gjendje të rrezikshme – problemin me gjëndrën tiroide dhe sulmin në tru.

Hipotireoza apo mungesa e hormonit të gjëndrës tiroide mund të çojë deri në dëmtimin e sistemit nervor.

Nëse, pos kësaj simptome, vëreni që po shtoni peshën trupore, ju bien flokët apo vazhdimisht keni të ftohtë, sa më parë shkoni te mjeku.

Mjekët theksojnë që mpirja e duarve dhe ndjenja e therjeve në duar mund të jetë sinjal për sulm në tru.

Simptoma të tjera janë shtrembërim i gojës, vështirësi në të folur apo pamundësi të gjykimit të qartë, marramendje dhe shikim të turbullt.

Nëse i keni këto simptoma, urgjentisht kërkoni ndihmën e mjekut.