Ju kujtohet Teresa dhe Arturo, shikoni si duken sot

E publikuar: 16/01/2018 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në thelb, telenovela pasqyronte një vajzë ambicioze, por mjaft të varfër që do bënte çdo gjë për para dhe për të qenë e suksesshme. Perveç bukurisë magjepsëse, Teresa gjithashtu ishte mjaft inteligjente dhe dinake. Por ku janë sot aktorët protagonist të kësaj telenovele?

 
Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli janë në krahët e njëri tjetrit për më shumë se 3 vite, të lumtur dhe duke shijuar karrierën e tyre artistike. Siç mund të shihet edhe nga fotot Angelique(Teresa) është kthyer në një bionde mjaft simpatike, ndërkohë Arturo vazhdon të jetë akoma në formë edhe pse vitet kalojnë.
 
Së fundmi aktorët janë duke shijuar pushimet në Meksikë, ku kanë shpërndarë një mori fotosh në rrjetet social, Facebook dhe Instagram. Angelique dhe Sebastian kanë përfunduar serialin e tyre më të fundit ‘Tres veces Ana’, ku pati shumë sukses në vendet latine.