Ju kujtohet fustani skandaloz i Bleona Qeretit në 'Oscar', e kishte një qëllim të fshehur

E publikuar: 04/05/2018 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një intervistë për një media të huaj Bleona ka treguar se të gjithë atë e bëri që të vinte në pah dhe të theksonte më shumë standardet e dyfishta në shoqëri.

“Të gjithë flasin për barazi gjinore dhe të gjithë mendojnë se është shumë në rregull që një mashkull të dal në skenë pa bluzë, por kur një femër del me një fustan që tregon shumë është një problem i madh. Çfarë ndodhi me barazinë gjinore? Unë dua të bëj diçka për këtë gjë”, – ka thënë Bleona. Më tej këngëtarja shqiptare ka treguar se nuk preferon të bjerë viktimë e standardeve të dyfishta të shoqërisë.

“Për shembull mendoj se ka dy standarde në paraqitjen në tapetin e kuq. Nëse Kim Kardashian apo Lady Gaga do të vishnin të njëjtin fustan si ai i imi do të thonin ‘Uau shikoje atë fustan, shikoje atë trup’. Ndërsa kur e vesha unë njerëzit thonë ‘Oh ajo ka nevojë për vëmendje’, sepse unë vij nga një shtet tjetër. Dhe unë them ‘Normalisht që kam nevojë për vëmendje’, por ju nuk e kuptoni se unë kam qenë Kim Kardashian apo Lady Gaga në vendin tim madje edhe kur Kim Kardashian dhe Lady Gaga nuk ekzistonin”, – ka thënë Bleona. /revistawho.com