“Ju e doni një kombëtare tjetër”, Valon Behrami: Gjithmonë kanë bërë dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve

E publikuar: 07/08/2018 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valon Behrami është pensionuar prej kombëtares zvicerane në mënyrë të dhunshme.

Mesfushori mitrovicas, Behrami gjatë ditës së djeshme ka treguar se Vladimir Petkovic përmes telefonit i ka thënë se nuk llogaritë më në shërbimet e tij.

Kjo ka bërë që të lojtari të revoltohet për mënyrën se si i ishte kumtuar lajmi, megjithatë ka treguar edhe disa të pathëna deri më tani rreth Zvicrës.

Ai në një intervistë për RSI ka treguar se gjithmonë ka ekzistuar një hendek mes futbollistëve shqiptarë si atyre zviceran, veçanërisht ne udhëheqësit e futbollit zviceran.

“Unë pajtohem. Gjestet ndaj Serbisë na ndanë. Ne po shkojmë në një drejtim dhe duam të krijojmë një ambient të mirë përreth nesh që e bën Zvicrën krenare. Pastaj na pensionuam pas Kupës së Botës. Në këtë pikë është gjithmonë e lehtë të kritikohet, të kërkohet një ndarje me ne. Na u tha që ne do të preferonim një komb tjetër, por ne kemi dëshmuar se i përkasim vetëm njërit. Ne gjithmonë kemi përgjegjësi si zviceran. Të dy në fitore dhe në humbje”, tha Behrami.

Valon Behrami, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka – shqipet te kombëtarja zvicerane

Mesfushori ka treguar se ka pasur edhe reagime të ashpra, herë pas here edhe fyerje verbale.

“Ka pasur lojtarë që reaguan me dhunë. Gjithmonë u përpoqa ta qetësoja. Pastaj Sekretari i Përgjithshëm më kërkoi ndihmë nëse mund të qetësoja kolegët. E bëra këtë sepse gjithmonë dëshiroja të jemi një dhe jo të ndarë” tha 33-vjeçari.

Futbollisti në fund tha se do ta mbështes Zvicrës dhe se e ka telefonuar Granit Xhakën duke i uruar të jetë një lider i vërtetë i këtij ekipi dhe se i ka ofruar ndihmë.

Ndryshe, Behrami ka luajtur 83 ndeshje për ekipin zviceran dhe ka shënuar dy gola gjatë 15 vjetëve karrierë në kombëtare. /Telegrafi/