JPMorgan blen startupin fintech WePay

E publikuar: 18/10/2017 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

JPMorgan lajmëroi se kishte blerë startupin e parë të teknologjisë financiare (Fintech) WePay.

Banka më e madhe në botë për nga kapitali i tregut tha se shërbime dhe teknologjinë e WePay do e ofrojë për 4 milion klientë biznese të vogla.

JPMorgan mbajti të fshehura detajet e marrëveshjes, por Wall Street Journal raportoi se ajo ka qenë të paktën 220 milion dollar.

Softueri i WePay përdoret nga GoFundMe, FreshBooks dhe Constant Contact.

Vitet e fundit është vënë re një rritje e interesit ndaj kompanive fintech. Në Gusht kompania e procesimit të kartave të kreditit Vantiv bleu Worldpay për 10.4 miliard dollar.

Javën e kaluar një analist i Bernstein parashikonte se PayPal do të investojë miliard në kompanitë e pagesave si Square, Strup dhe Adyen. /CIO Albanian