Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

E publikuar: 03/05/2020 04:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet gjithnjë e më e nxehtë pista që çon Luka Jovic te Milani. Sulmuesi serb i cili është në pronësi të Realit të Madridit, i ka thënë po projektit të klubit kuqezi për të cilin ka bërë tifo që kur ka qenë i vogël.

Tashmë Milanit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të bindë Los Blancos për t’i shitur kartonin e Jovic. Reali ka nevojë për para cash për të nisur ofensivën për talentin e Dortmundit Erling Haaland.

Milani është gati të ofrojë 35 milionë euro plus bonuset për Jovic. Por mbetet për t’u parë nëse Reali do ta pranojë këtë shifër pasi për ta blerë nga Frankfurti 1 vit më parë shpenzoi 60 milionë euro.

Nëse Milani blen Jovic atëherë kuqezinjtë do të bashkojnë sërish në të njëjtën skuadër dyshen e Frankfurtit Jovic-Rebic