Jovanoviq: Tradhtia e kryetarit të Serbisë

E publikuar: 08/05/2018 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen detyruese juridike e cila do të thoshte hyrje e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe kjo mund të quhet vetëm akt tradhtie, ka vlerësuar kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviq, transmeton Koha.net.

“Është skandaloze dhe kundër kushtetuese ajo që ka thënë se nuk e përjashton njohjen e pavarësisë së Kosovës me kushtin që Serbia të fitojë ndonjë thërrime”, citon FoNet të ketë thënë Jovanoviq.

LEXHO EDHE:

“KM novine” kërkon vrasjen e Vuçiqit

Kryetari i Serbisë është i gatshëm t’i bëjë të gjitha këto përkundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të këtij vendi, ka thanë ai.

Zyrtari tjetër i kësaj partie Milosh Koviq ka vlerësuar se Vuçiqi i cili e ka bërë betimin, ka treguar se nuk është i gatshëm ta mbajë fjalën.

Sipas tij, Vuçiq e ka organizuar dialogun e brendshëm dhe rezultatet e këtij dialogu janë shumë të qartë:

90 për qind e tyre ka qenë për konflikt të ngrirë, vazhdimin e bisedimeve dhe pritjen deri te momenti i ndryshimit të raportit të forcave, ndërsa ajo që Vuçiq e paralajmëron mund të quhet vetëm tradhti e madhe.