Jovanoviq: Rusia, përmes Serbisë, po e do destabilizimin e Ballkanit

E publikuar: 31/10/2017 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vend të metaforave të pasuksesshme e të rrezikshme, ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov duhet që qartë, hapur dhe ndershëm të thotë çfarë pret Moska nga ne, siç e ka thënë këtë Perëndimi, ka deklaruar sot kryetari i Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanoviq.

Meqë Moska s’e ka thënë këtë, si përfundim imponohet konstatimi se ata nuk kanë guxim të thonë asgjë për qëllimet e tyre të vërteta duke pritur që Serbia edhe një herë të sakrifikohet në emër të Rusisë, ka thënë Jovanoviq në deklaratën e shkrua, përcjell FoNet.

Sipas fjalëve të tij, kjo sjellje pa sukses kamuflon qëllimet e Moskës që edhe një shans të vetin ta kërkojë në destabilizim të rajonit ashtu që t’iu ofrojë përkrahje nacionalistëve serbë, duk e ringjallur politikën e viteve të 90’ta, në radhë të parë në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Koha.net.

Kështu po shkatërrohen drejtpërdrejt përpjekjet e vendit tonë për të forcuar orientimin e vet europian, ka vlerësuar Jovanoviq.

Rusia, mendon kryetar i PLD-së, e shfrytëzon Serbinë në qërim hesapesh me Perëndimin dhe nuk merr para sysh se kështu ajo e flijon gjithë shoqërinë tonë marrë para sysh se nga kjo ajo ka dobi pasi kështu arrin qëllimet e veta.

Kjo situatë na shpie në konflikt të pakuptimtë me Bashkimin Europian dhe SHBA-në të cilat kanë bërë me dije se në vitin e ardhshëm dëshirojnë ta zgjidhin problemin më të vështirë në Ballkan që do të ndodhë me ose pa ne dhe për këtë nuk ke i hapësirë për dilema, ka përfunduar Jovanoviq, përcjell Koha.net .