Jovanoviq: Paqja që ruhet me dialog dhe zbatimi i marrëveshjes

E publikuar: 25/01/2017 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq tha sot se vazhdimi i bisedimeve mes përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel dhe ulja e tensioneve pas disa muajve të marrëdhënieve të shkatërruara është inkurajuese dhe sjellë nevojën për stabilitetit.

“Paqja që ruhet me dialog dhe zbatimi i marrëveshjes së rënë dakord në Bruksel, janë e vetmja garanci se serbët dhe shqiptarët në Kosovë mund të jetojnë në një komunitet që nuk është i ngarkuar me kthimin në konflikteve të armatosura dhe që, përveç një të kaluare që është vazhdimisht para syve tanë, megjithatë mund të ecet përprara” tha ai, raporton “Tanjug”.