Jovanoviq: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë bisedimet dhe të ballafaqohen me problemet

E publikuar: 11/05/2018 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoq në tryezën “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka kritikuar ndalimin e karateisteve kosovar në Serbi.

“Ne bisedojmë me institucionet në Prishtinë por karateistet nuk munden të hyjnë në Serbi për shkak të shtetit qe përfaqësojnë. Është problem kur Serbia pranon Sheshelin dhe askujt nuk do i binte më keq dhe ky është një problem në shoqërinë time. Nuk jam i lumtur për këtë dhe ne sot s’mund të llogarisim që do angazhohen të gjithë në probleme që vet i kemi formuar”, ka thënë ai.

Jovanoviq ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë bisedimet dhe të ballafaqohen me problemet.

“Është kënaqësi që jam këtu me ju në Prishtinë. Kam pasur rastin të bisedoj me politikanet dhe të rinjtë që kanë ardhur në Beograd por jo këtu në Prishtinë. Kemi gabuar shumë do të ishte mirë që më herët Unë nuk jam i lumtur që nuk ka hapësirë për bisedime pasi kemi humbur te gjitha hapësirat për manovra. Shpesh unë kam thënë se në Serbi se duhet biseduar me Kosovën dhe të ballafaqohemi me problemet. E pash intervistën e Vuçiq e kam përkrahur marrëveshjen e Brukselit dhe dialogut është e qartë që kemi mendime të ndryshme”, ka thënë Jovanoq.

Çedomir Jovanoviq në këtë tryezë ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet te vazhdojnë bisedimet dhe të ballafaqohen me problemet.