Joshua pranon se kishte emocione pas kthimit në shtëpi për promovimin e duelit ndaj Miller

E publikuar: 27/02/2019 06:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anthony Joshua ka pranuar se është ndier i emocionuar pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar për ta promovuar meçin kundër boksierit amerikan, Jarrell Miller.

Dy boksierët kanë qëndruar në Londër të hënën për një konferencë për shtyp për promovimin e duelit ndërmjet tyre, mirëpo kësaj radhe gjithçka ishte më qetë në krahasim me atë që ndodhi javën e kaluar në New York.

‘Big Baby’ nuk dhuroi spektakël kur u vu përballë britanikut, mirëpo nuk ka dyshim se rivaliteti i mes tyre është në ngritje e sipër që nga momenti kur është konfirmuar dueli.

Vënia ballë për ballë ishte më e qetë në Londër (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

“E kam thënë atë që kam pasur për ta thënë dhe çfarë mendimi kam për AJ”, ka deklaruar Miller në monologun e tij hapës.

Ndërkohë që qëndrimi i Joshuas është se do të flasë brenda ringut në Madison Square Garden më 1 qershor. Ai ishte i qetë në konferencën për shtyp të hënë, por kishte pranuar se kishte emocione të përziera pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuara.

I pyetur nga Sky Sports se a shqetësohet për faktin se do ta zhvillojë meçin e parë larg shtëpisë, kampioni i WBA, IBF dhe WBO është përgjigjur: “Natyrisht që po. Nuk ka vend më të mirë për t’u ndeshur se në shtëpi”.

“Në javën e kaluar isha në New York gjë që ishte një qëndrim klasi. Por, nuk ka asgjë që mund të krahasohet me qëndrimin në tokën e Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar kampioni i unifikuar botëror.

Në New York pati tensione ndërmjet dy boksierëve (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim, 29-vjeçari ka theksuar se fakti që është kthyer në shtëpi e ka bërë të jetë paksa në ankth.

“Kur jam këtu, kam emocione. Më çohen flokët. Kjo ndodh sepse dua të jap shumë. Por, kur isha në New York ndihesha i relaksuar dhe i qetë, sepse ndihesha si jo favorit. Jam larg shtëpisë, por këtë duhet ta bëjë një kampion bote”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se Miller ishte i katërti në listën e dëshirave të Joshuas, pas Deontay Wilder, Tyson Fury dhe Dillian Whyte, mirëpo është mundësua e përsosur që AJ ta dëshmojë veten në Amerikë. /Telegrafi/