Joseph Parker stërvitet me David Haye para meçit ndaj Anthony Joshuas

E publikuar: 20/03/2018 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Joseph Parker është stërvitur në palestrën sportive të David Hayes në Londër, gjatë përgatitjeve të tij para duelit për unifikimin e titujve ndaj Anthony Joshuas.

Boksieri nga Zelanda e Re ka arritur në Britani të Madhe gjatë fundjavës që shkoi, ndërkohë që ka vazhduar stërvitjet para supermeçit të shumëpritur.

(Foto: YouTube/ FightHype.com)

Joshua dhe Parker do të përballen më 31 mars në Cardiff, me ç’rast britaniku do t’i vë në lojë titujt e tij, WBA dhe IBF (jo edhe atë IBO),ndërsa sfiduesi i tij atë WBO.

Edhe pse favorit për këtë duel është AJ, trajneri i Parker, Kevin Barry, ka thënë se boksieri është duke i bërë përgatitjet maksimale, ndërsa është duke humbur në peshë.

(Foto: YouTube/ FightHype.com)

Trajneri ka thënë se pas arritjes në Londër, Parker ka bërë stërvitje të lehta, ndërsa të hënën ka pushuar.

Gjatë të martës, ai iu është kthyer ushtrimeve të plota dhe ka pirë shumë ujë, në mënyrë që të heqë disa kilogramë.

(Foto: YouTube/ FightHype.com)

Ndërkaq, mediat britanike i kanë kushtuar vëmendje pranisë së David Haye në kampion stërvitor të Parker.

Haye është një boksier britanik, i cili ka qenë kampion në kategorinë e peshave të rënda dhe ka mbajtur titullin WBA. Ai ka një rekord prej 28 fitoresh (26 me nokaut) dhe tri humbjesh. /Telegrafi/