Jose Mourinho provokon tifozët e Juventusit, lojtarët bardhezi ndërhyjnë

E publikuar: 07/11/2018 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United ka përmbysur në fund Juventusin duke fituar 2-1, në një ndeshje që u dominua nga bardhezinjtë. 

Djajtë kanë vuajtur shuam gjatë ndeshjes, por me dy gola në fund morën tri pikë dhe një fitore të madhen në Torino.

Pas fërshëllimës së fundit, Jose Mourinho, nuk i ka fshehur emocionet dhe i ka provuar tifozët vendas.

Ai vuri dorën te veshi dhe u fut në fushë.

Kanë qenë disa lojtarë të Juventusit që kanë ndërhyrë menjëherë dhe  kanë larguar nga fusha.

Leonardo Bonucci dhe Dybala ishin të parë që nuk u pajtuan me gjestin e portugezit.

Jose Mourinho, me Leonardo Bonuccin . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Trajneri i United është shoqëruar nga rojet e sigurimit për në dhomat e zhveshjes.

Jose Mourinho. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Mourinho njihet për gjestet e tij që shpesh herë e kalojnë suazën e sportivitet, ndërsa në Angli të njëjtin rast e kishte edhe me tifozët e Chelseat. /Telegrafi/