Josa pas derbit ndaj Dritës: Jam shumë i lumtur që skuadra nuk humbi, vazhdojmë të përqendruar

E publikuar: 02/12/2018 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka folur pas fitores 2-0 ndaj Dritës në stadium ‘Fadil Vokrri’.

Tekniku nga Shqipëria preferon të qëndrojmë me këmbë në tokë, pavarësisht se skuadra e tij përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e parë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

“Të dy skuadrat ishin të kujdesshëm, ishte një pjesë e dytë më e mirë nga ne”.

“Jam shumë i lumtur që skuadra nuk humbi, por iu kam thënë edhe më herët mos të prisni lojë shumë të bukur, pasi nuk ka shumë diferenca në futbollin e skuadrave të Kosovës”.

“11 ndeshje pa humbje, tete ndeshje pa gol? Ne duhet të futemi për më shumë përqendrim në vazhdimësi, nuk futboll nuk ka siguri”.

“Nuk flas për përforcime pasi nuk më pëlqejnë shumë transferimet e dimrit”, ka thënë Josa.

Prishtina në vendin e parë ka 40 pikë, një më shumë se Feronikeli. /Telegrafi/