Josa: Ishte ndeshja më e mirë e sezonit, por gabuam në pasimin e fundit

E publikuar: 23/09/2018 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina humbi derbin e javës në Superligë e Kosovës ndaj Dritës me rezultat 1-1-0.

Trajneri Mirel Josa pas ndeshjes tha se skuadra nga kryeqyteti bëri ndeshjen më të mirë të sezonit, por gabuan shumë në pasime.

“Kemi bërë ndeshjen më të mirë dhe më më volum gjatë gjithë sezonit, por duhet të ishim më të përqendruar në pasimin e fundit”.

“Gjithashtu u nxituam në veprimet sulmuese për të goditur portën e Dirtës”, tha për mediat Josa pas ndeshjes.

“Ndërrimi i trajnerit, është një plus për skuadrën kundërshtare, se të gjithë futbollistët ishin të mobilizuar maksimalisht për të dhënë maksimumin. Drita e kishte si ndeshje të fundit për të qenë ku i takon”, shtoi Josa.

Kjo ishte humbja e parë sezone e Prishtinës, e cila tani renditet e katërta me 11 pikë.

Ndeshja e ardhshme e tyre është kundër Flamurtarit. /Telegrafi/