Jorginho ka ofertë nga Manchester City

E publikuar: 30/05/2018 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli ka pranuar një ofertë nga Manchester City për Jorginhon. 

Mesfushori i kombëtares italiane është i lidhur me një kalim në Ligën Premier ku klube si Liverpool, Arsenal dhe Chelsea janë vënë pas tij.

Sipas Calcio Napoli 24 të mërkurën City ka bërë një ofertë në vlerë prej 50 milionë euro.

Jorginho i Napolit . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Agjenti Joao Santos ka hënë se Napoli e di për ofertën dhe e ka në tavolinë.

“E di që një ofertë te Napoli ka ardhur nga Manchester City”.

“Ne jemi duke pritur përgjigjen e tyre. Nuk mendoj se ata do ta refuzojnë ofertën. Nëse Napoli do të gjejë një marrëveshje me Cityn, ne do të vlerësojmë çdo gjë”.

Jorginho . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

“Natyrisht, Manchester City do të ishte shumë i mirëpritur për ne, një mundësi që nuk duhet refuzuar. Trajneri është një nga më të mirët në Evropë”.

Jorginho është një nga mesfushorët më të mirë në Serie A.  Ai bëri 33 paraqitje në Serie A në 2017-18, duke shënuar dy herë. /Telegrafi/