Jordani, protesta edhe pas dorëheqjes së Kryeministrit

E publikuar: 05/06/2018 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Jordani pati edhe të martën protesta anti-qeveritare, megjithë dorëheqjen e kryeminsitrit, i cili pati kërkuar zbatimin e masave të ashpra ekonomike.

Disa mijëra jordanezë marshuan drejt zyrës të kryeministrit në largim

Hani Mulki gjatë natës dhe gjatë ditës së sotme, me kërkesat që qeveria t’u japë fund ngritjes së çmimeve dhe të taksave, për të cilat kritikët thonë se prekin kryesisht të varfërit dhe shtresën e mesme.

Kryeministri jordanez ja dorëzoi të hënën kërkesën për dorëheqje Mbretit Abdullah.

Policia u përlesh me protestuesit të shtunën mbrëma dhe përdori gazin lotsjellës për t’i mbajtuar ata larg zyrës së kryeministrit. Protesuesit thërrisnin: “Populli kërkon rrëzimin e qeverisë”.

Mbreti Abdullah ka autoritetin kryesor për marrjen e vendimeve në Jordani, por zemërimi i publikut drejtohet ndaj qeverive, të cilat në fakt i cakton ai.

Kreditorët ndërkombëtarë i kanë kërkuar Jordanisë të ndërmarrë reforma ekonomike, me synimin për të pakësuar borxhin publik, që është rezultat i një ekonomie të ngadalësuar edhe për shkak të trazirave rajonale.