Jordan dhuroi shtatë milionë euro për ndërtimin e një qendre klinike në Charlotte

E publikuar: 21/04/2018 04:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai konsiderohet si një ndër basketbollistët më të mëdhenj në botë.

Pronari Charlotte Hornets, legjendar Michael Jordan, do të dhurojë shtatë milionë dollarë për të ndihmuar komunitetet e rrezikuara në Charlotte.

Ky do të jetë donacioni më i madh i ish-basketbollistit amerikan dhe me këto para do të ndërtohet në klinik shëndetësore deri në vitin 2020.

Michael Jordan (Getty Images)

Zëdhënësi i Jordanit, Esti Portnoy tha se Michael ndihet shumë i kënaqur sepse mund të ndihmojë komunitetin dhe njerëzit që e meritojnë atë në Charlotte.

Këtë hap e ka marr ish-kampioni i NBA-së pasi ka lexuar një sondazh që arriti në përfundimin se fëmijët e varfër në Charlotte kanë më së paku mundësi që të shërohen pa pare se në shtetet tjera amerikane.

Ish-lojtari 55-vjeçar në karrierë ka fituar gjashtë herë titullin e kampionit të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Ndryshe, Jordan kujtojmë ka luajtur vetëm për dy klube të basketbollit – Chicago Bulls dhe Washington Wizards. /Telegrafi/