Jonida Vokshi 8 muaj shtatzënë: 'Pret vajzë, madje kam menduar dhe emrin'

E publikuar: 30/09/2017 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është cilësuar si një nga aktoret e reja më të talentuara dhe aktualisht është duke xhiruar filmin më të ri. 

“Derë e hapur”, është filmi i ri i në të cilin Jonida do t’i japë jetë një personazhi të ri të quajtur  Elma.  Ajo  është rikthyer nga emigracioni dhe është rreth 7-8 muajshe shtatzënë.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” ajo është shprehur:

“Jam Elma, flasim për rolin e filmit, jam edhe 7-8 muajshme shtatzënë, është gocë, kam menduar edhe për emrin por nuk do t’ua them. Nuk e kisha provuar ndonjëherë këtë ndjesi dhe më vjen natyrshëm ta mbajë dorën tek barku, është shumë e çuditshme. Edhe kur jam jashtë setit, edhe kur eci, më duket sikur lëviz diçka”.