Johnson dhe Corbyn kanë zhvilluan debatin e fundit televiziv para zgjedhjeve

E publikuar: 07/12/2019 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Boris Johnson dhe Jeremy Corbyn janë takuar kokë më kokë, për herë të fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së enjtes.

Deutsche Welle raporton se ata janë përplasur lidhur me Brexitin, shërbimin shëndetësor dhe sigurinë kombëtare, transmeton Telegrafi.

Kandidatët kryesorë për kryeministër të Britanisë së Madhe, zhvilluan debatin e fundit televiziv, para se banorët të hedhin votat e tyre më 12 dhjetor.

“Miliona njerëz janë në vështirësi, atyre iu duhet një qeveri e fuqishme që i mbështetë. Vota për Laburistët është një votë për ndryshim të vërtetë”, ka thënë lideri i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn.

Në anën tjetër, lideri i Konservatorëve, është kundërpërgjigjur se “ne ofrojmë mundësi, duke përmirësuar shërbimet. Kjo ndodhë, vetëm me një qeveri konservatore. Nëse fitojnë Laburistët, do të ketë kaos dhe dy referendume”, duke iu referuar Brexitit dhe largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Çështje me rrëndësi për ta ishte sistemi shëndetësor, niveli i sigurisë, derisa është folur edhe për investimet që do të bëhen në të ardhmen, me ardhjen e tyre në pushtet.