John Kerry në Kosovë më 2 dhjetor

E publikuar: 24/11/2015 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, ka njoftuar se Sekretari amerikan John Kerry do të vizitojë Kosovën më 2 dhjetor.

Në një konferencë për media ai ka thënë se Kerry do të udhëtojë në dhjetor drejt Francës, Belgjikës, Kosovës, Serbisë, Qipros dhe Greqisë, transmeton Koha.net.

“Në Kosovë ai do të diskutojë me zyrtarët e shtetit për çështje bilaterale dhe rajonale”, ka thënë ai.