John Kerry, lidhje gjaku me familjen mbretnore shqiptare (Foto)

E publikuar: 13/02/2016 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Roland Qafoku gjen se Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili pritet me mbërri në Tiranë, ka lidhje gjaku me familjen mbretnore shqiptare. Në jetëshkrimin e gjatë të shkruem prej tij në vitin 2004, ai shkruen se kishte lidhje gjaku nga nana e tij me mbretneshën e Shqipnise, Geraldina Apony.

Kerry-zoguBashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga baba, por e ama e saj Gledis Virginia Stewart ishte amerikane. Kjo familje asht e njoftun në SHBA për lidhje me politikën. Vllau i nanes së Geraldina Apony ishte konsull i SHBA në Holandë. Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37’të Richard Nixon. Ndërkohë familja Stewart ka lidhje gjaku edhe me Sekretarin aktual të Shtetit, John Kerry. Gjatë fushatës së vitit 2004, Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhanë detaje të kësaj lidhje. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004, gazetat në SHBA dhe në Shqipni e kanë përmend këtë fakt disa herë.