“John Bolton nuk udhëton në Prishtinë sepse atje s’ka me kë të bisedojë”

E publikuar: 08/08/2019 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Bolton nuk do të udhëtojë në Ballkan për t’i shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt bisedimeve.

Ardhja e tij ishte paralajmëruar nga Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq i cili ka thënë se ardhja e amerikanit varet nga Kosova duke e lidhur këtë me heqjen e taksës.

Por, Vuçiq ka thënë se kjo nuk do të ndodhë.

“ Mendoj se nuk do të vijë. Ai ka menduar për ta vizituar Beogradin dhe Prishtinën, por për shkak të zgjedhjeve ai nuk ka me kë të flas në Prishtinë” ka thënë Vuçiq.

Sipas Vuçiq, Bolton është një njeri që ka shumë obligime dhe që nuk do të humb kohë.

I pyetur nëse udhëtimi I tij nuk do të ndodhë për shkak të taksës, Vuçiq ka thënë se administrate amerikane angazhohet për heqjen e taksës.

“Nuk mendoj se kjo është arsyeja e vetme. Shtrohet pyetja se cka mund të fitonte ai me ardhjen në Prishtinë, me kë do të bisedonte në Prishtinë kur atje s’ka bashkëbisedues adekuat. Unë nuk mund të flas në emër të Bolton, por kjo është një analizë logjike.