Joga kundër fryrjes dhe gazrave: Ushtrime prej 10 minutash për stomak të rrafshët dhe tretje më të mirë (Video)

E publikuar: 18/08/2018 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtrime të shkëlqyeshme joga kundër fryrjes dhe gazrave – kështu për 10 minuta mund t’i zgjidhni problemet me ngërçet e pakëndshme në stomak!

Ndjenja e fryrjes, e gazrave dhe e vështirësive të stomakut kryesisht janë përvojë e pakëndshme, ndërkaq mundemi t’i zgjidhim me ndryshim të ushqimit.

Për efekt të shpejtë, provoni ushtrimet e thjeshta joga, transmeton Telegrafi.

Këto ushtrime joga të cilat zgjasin rreth 10 minuta u rekomandohen personave të cilët vuajnë nga sindroma e zorrëve nervoze dhe gazrave.

Ushtrimet janë shumë të thjeshta dhe nuk kërkojnë lodhje fizike, kryesisht bëhen në pozitë të shtrirë.

Shumica e njerëzve të cilët i kanë provuar këto ushtrime theksojnë që janë liruar nga fryrja dhe “tendosja” në pjesën e stomakut, si edhe ndiejnë lehtësim që pas treningut të parë.

Këto ushtrime mund t’i përsërisni sipas nevojës, përkatësisht çdo herë kur ndieni që stomaku ju është i fryrë.

Në video-xhirim shikoni se si bëhen ushtrimet joga kundër fryrjes dhe gazrave!

/Telegrafi/