Joe Biden ”i çmendur” pas makaronave!

E publikuar: 14/11/2020 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas katër vitesh hamburgerësh, biftekësh dhe ushqimi ”fast food”, karbohidratet dhe makaronat kthehen përsëri në kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë.

Një nga pjatat italiane ekselencë në SHBA pritet të përcillet nga Joe Biden, presidentin e sapozgjedhur, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për spagetin, veçanërisht ”i çmendur” për ato me salcë domate.

“Makaronave me salcë domate ai nuk reziston”, tha ish-presidenti i SHBA, Barack Obama në një bisedë me Kamala Harris, në atë kohë kandidat demokrat për zëvendëspresidente gjatë fushatës elektorale.

Pasioni i Biden për makarona është i pashembullt midis presidentëve të SHBA, ndërsa Trump kënaqej me një ushqimi të shpejtë, Obama me një ”nachosn’, George W. Bush me pica, ndërsa Bill Clinton me një ”cheeseburger”.

Kujt ia detyron Joe Biden ‘italianizmin’ e tij?

Sigurisht gruas se tij Jill, një italo-amerikane. Zonja e Parë e ardhshme, e para italo-amerikane në histori, ka rrënjë siciliane, për të qenë të saktë në Gesso, një fshat i vogël në kodrat e Mesinës.

Siç kanë shkruar disa media amerikane, zonja Biden zakonisht gatuan gatime tradicionale italiane si ato me të cilat ishte mësuar si fëmijë gjatë drekave familjare. /ATSH-ANSA/