Joao Mario afër Wolverhamptonit

E publikuar: 15/07/2018 03:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është i etur për të shitur Joao Mario dhe Wolverhampton Wanderers mund të bëjë një marrëveshje brenda disa ditëve pasi ai e refuzoi Bournemouthin.

25-vjeçari portugez u nënshkrua nga Sporting CP në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro plus bonuse, por pati pak ndikim me fanellën e zikaltërve.

Ai u huazua në Angli te West Ham Unitedi me një opsion për të blerë përfundimisht, por klubi nga Liga Premier zgjodhi të mos e aktivizonte atë klauzolë.

Megjithatë, e ardhmja e yllit portugez mendohet të jetë përsëri në kampionatin anglez, edhe pse jo te Çekanët.

Sipas mediumit Bein Sports, një marrëveshje me Wolves është vetëm disa ditë larg, pasi ky klub po bëhet si një parajsë portugeze.

Joao Mario ishte te West Hami, por tani pritet të kalojë tek Wolves (Getty Images)

Joao Mario do të ishte lojtari i shtatë portugez në skuadër, për të mos përmendur edhe menaxherin e skuadrës, Nuno Espirito Santo.

Sipas FCInterNews.it, Bournemouth kishte bërë një qasje për të blerë për 18 milionë euro, por lojtari e refuzoi atë. /Telegrafi/