Jo vetëm nga peshku. Omega 3 mund t’i marrim edhe nga këto produkte bimore

E publikuar: 14/01/2018 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundrazi, bota bimore është veçanërisht e pasur me acide yndyrore esenciale Omega 3. Specifikisht, bëhet fjalë për ato yndyra ‘të mira’ esenciale për shëndetin dhe mirëqenien e sistemit kardiovaskular. Këshillohet që doza e rekomanduar ditore e Omega 3 të jetë 3 gram.

Po ku gjenden acidet yndyrore Omega 3? Burimi më i njohur është peshku: varietet më të pasura me këto acide janë toni, salmon dhe merluci. Megjithatë, acidet yndyrore Omega 3 gjenden në sasi të shkëlqyera edhe në disa ushqime me origjinë bimore, madje bota ‘green’ është një burim vërtet i çmuar i acideve yndyrore esenciale.

Benefitet e Omega 3

Pse është kaq e rëndësishme të merrni acide yndyrore Omega 3 në sasi të mjaftueshme? Benefitet shëndetësore janë të shmta. Organizmi ynë nuk e sintetizon vetë këtë lloj nutrienti dhe ka nevojë për ndërhyrje të jashtme. Në këtë kuptim, është më mirë të mbështeteni tek ushqimet e pasura me acide yndyrore esenciale se sa tek shtesat sintetike.

Benefitet e Omega 3 shprehen kryesisht në nivelin kardiovaskular. Veprimi i tyre është i dobishëm për zemrën dhe për arteriet sepse mbron membranat qelizore, pra flasim për yndyrna të mirq që zvogëlojnë sasinë e kolesterolit të ‘keq’.

Por jo vetëm: avantazhet dhe benefitet e marrjes korrekte të Omega 3 ndihen edhe në shëndetin e kujtesës, artikulacioneve, syve, lëkurës dhe flokëve.

Acidet yndyrore Omega 3 ndahen në tipologji të ndryshme: ALA (acid alfa-linoleik), EPA (acid eikosapentaeonoik) dhe DHA (acid docosahexaeonic)

Ushqimet vegjetale ku gjenden Omega 3

Përveç peshkut, ka disa ushqime vegjetale shumë të pasura me Omega 3. Mes tyre, spikasin edhe farat e linit e sidomos vaji i farave të linit. Për të qenë të saktë, vetëm një lugë gjelle vaj lini ofron më shumë se 6 gram Omega 3 në organizëm ndërsa një lugë farash lini ofron 3 gram nga këto acide yndyrore esenciale.

Edhe frutat e thata janë një burim i shkëlqyer bimor i acideve yndyrore Omega 3. Sidmos arrat: këto të fundit në fakt, sjellin acidin alfa-linoleik (një ndër acidet yndyrore esenciale më të rëndësishme). Njqë porcion arrash janë në gjendje të furnizojnë organizmin me më shumë se dy gram acid alfa-linoleik.

Perimet me gjethe jeshile (spinaqi, maruja, brokoli, lakrat), konsiderohen burime shtesë dhe plotësuese të Omega 3. Në një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, këto perime nuk duhet të mungojnë kurrë.

Mes ushqimeve më të pasura me DHA dhe EPA, janë edhe algat, një ushqim tipik i kulturës japoneze që ndihmojnë edhe metabolizmin të funksionojë më mirë.

Efektet anësore

Kur flasim për efektet anësore të lidhura me Omega 3, i referohemi marrjes së tyre përmes suplementeve ushqimore. Në këtë rast, kërkohet monitorim i vazhdueshëm nga ana e mjekut që të mos rrezikohet mbidozimi ose marrja në sasi të rrezikshme.