Jo vetëm Juve, edhe Roma pas Andersenit

E publikuar: 18/10/2018 06:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Serie A është Joachim Andersen i Sampdorias.

Për lojtarin ka shfaqur interesim Juventusi, por jo vetëm.

Sipas TuttoSport, lojtari tani është edhe në radarin e drejtorit sportiv të Romës, Moanchi.

Joachim Andersen në një duel me Federico Chiesan (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Çdo gjë është në fazën fillestare dhe në vazhdim pritet që si klubi nga Torino edhe ai nga kryeqyteti italianë të bëjnë lëvizjet e tyre të para zyrtare.

22-vjeçari ka treguar paraqitje të mira duke e luajtur kështu vazhdimisht në çdo ndeshje në mbrojtjen e Sampdorias.

Ai iu bashkua klubit italian në verën e 2017 nga skuadra e të rinjve të Twentes.

Në tetë paraqitjet e tij në sezonin 2018/19 në kampionatin elitar italian ai ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/