Jo të gjithë të kënaqur me Ligji e ri për paga në sektorin publik

17.11.2019 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Jo të gjithë të kënaqur me Ligji e ri për paga në sektorin publik

Ligji për Paga në Sektorin Publik do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2019. Ministria e Financave ka bërë të ditur se mjetet financiare janë në buxhet dhe se janë të mjaftueshme për mbulimin e kostos financiare.

Por, këtij ligji nuk po i gëzohen të gjithë. Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Republikës së Kosovës, Mursel Zymberi, tha për Radio Kosovën se ky Ligj bën dallime mes sektorëve, e që sipas tij, qeveria e ardhshme duhet ta ndryshojë.

“Unë besoj që këtu do të ketë një konfuzion shumë të madh, situatë të paqartë dhe nëse qeveria dhe kuvendi i ardhshëm nuk e amendamentojnë këtë ligj për të përmirësuar pozitën e shërbyesve civilë, atëherë sigurisht që ky ligj ka për t’u bërë i pamundur për t’u zbatuar”, tha Zymberi.

Skender Bucolli, drejtor në Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në KEK, në një përgjigjeje me shkrim për Radio Kosovën, ka thënë se defekti kryesor i këtij ligji është barazimi i punëtorëve të KEK-ut në prodhim me staf administrativ dhe shërbyes civilë.

Ai shton se është e pamundur që niveli aktual i sistematizimit të pagave për punëtorët e prodhimit, inxhinierët dhe specialistët e fushave kritike, të futet brenda kufijve që ka përcaktuar ky ligj. KEK-u bëri të ditur se do të respektojë ligjin prej momentit që hyn në fuqi, por kjo do të ketë pasoja të paimagjinueshme negative në operimin e KEK-ut si dhe prodhimin e qymyrit dhe energjisë elektrike në nivel nacional.

Edhe Lamih Balaj, nga Sindikata e Pavarur e PTK-së, thotë se Ligji i pagave e ka radhitur Telekomin në një paketë me ato ndërmarrje që financohen nga buxheti i Kosovës.

“Ne jemi kompani me konkurrencë në treg dhe nuk mundemi me qenë të kushtëzuar për paga, sepse ne punojmë mbi bazën e ekspertëve dhe në vazhdimësi ndjekim konkurrencën në treg”, deklaroi ai.

Balaj thotë se Telekomi i ka sjellë vendit 500 milionë euro dhe nuk ka se si të përfshihet në Ligjin e pagave, sepse Telekomi është vetëfinancues. Ai thotë se për këtë kanë bërë ankesë te Avokati i Popullit dhe në rast se nuk ndërmerret diçka do të detyrohen të nisin protesta dhe greva.

Kundërshtues të Ligjit të pagave janë edhe KOST-i, RTK-ja dhe disa punëtorë teknikë në sektorë të ndryshëm.

Në një përgjigje me shkrim Zyra e Avokatit të Popullit i ka thënë Radio Kosovës se deri më tani ka pranuar njëzet (20) ankesa lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, jo vetëm nga sindikatat, por nga grupe të ndryshme, të cilët konsiderojnë se Ligji për Pagat në Sektorin Publik ndikon negativisht në interesat e tyre.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Avokati i Popullit mund të ngrejë çështjen e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën brenda afatit prej gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit. Afati ligjor për ngritjen e çështjes në fjalë fillon të rrjedhë nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Tahiri:Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nëse bjen edhe qeveria HOTI

Tahiri:Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nëse bjen edhe qeveria HOTI

Moti sot

Moti sot

Po të ishte Kosova e anëtarësuar në OBSH çka do të përfitonte?

Po të ishte Kosova e anëtarësuar në OBSH çka do të përfitonte?

Vdes nëna e këngëtarit Ilir Shaqiri

Vdes nëna e këngëtarit Ilir Shaqiri

OBSH: Nuk garantojmë se do të gjendet një vaksinë, mësohuni me virusin

OBSH: Nuk garantojmë se do të gjendet një vaksinë, mësohuni me virusin

Osmani pyet Qeverinë dhe Presidencën: A do të preket territori i Kosovës?

Osmani pyet Qeverinë dhe Presidencën: A do të preket territori i Kosovës?

Vuçiq: Luftë mes Brukselit e Washingtonit se kush do të udhëheqë me dialogun

Vuçiq: Luftë mes Brukselit e Washingtonit se kush do të udhëheqë me dialogun

Televizioni publik gjerman flet për Tribunalin Special dhe Presidentin Thaçi

Televizioni publik gjerman flet për Tribunalin Special dhe Presidentin Thaçi

Virusi rikthehet; 226 raste në 7 ditët e fundit

Virusi rikthehet; 226 raste në 7 ditët e fundit

Abrashi kërkon mirëkuptim nga pronarët e tokave të rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Abrashi kërkon mirëkuptim nga pronarët e tokave të rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Janë goditur tri këmbësore më veturë në Prishtinë

Janë goditur tri këmbësore më veturë në Prishtinë

Mërgimtarët nga kjo datë  mund të vijnë lirshum në Kosovë

Mërgimtarët nga kjo datë mund të vijnë lirshum në Kosovë

Nuk u respektua distanca sociale kritikohet Ish-ministri Vitia pas paraqitjes në tubimin e LV-së

Nuk u respektua distanca sociale kritikohet Ish-ministri Vitia pas paraqitjes në tubimin e LV-së

MASHT-i jep detaje për ndërprerjen e mësimit plotësues për klasat e 9-ta

MASHT-i jep detaje për ndërprerjen e mësimit plotësues për klasat e 9-ta

Hoti: Jemi  të detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët. Situata është alarmante

Hoti: Jemi të detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët. Situata është alarmante

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 58 persona më COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 58 persona më COVID-19