Jevtiq thotë se Lista Serbe s’do të jetë pengesë për krijimin e Qeverisë

E publikuar: 12/12/2019 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar se Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve të reja.

“Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për formimin e Qeverisë së Kosovës”, kështu ka deklaruar sot ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq,transmeton syri.net.

Në një takim lamtumirës me ambasadorin italian në Kosovë Pierre Cristoforo Sardi, Jevtiq ka thënë po ashtu se, kërkesa minimale e serbëve është që të mos ket diskriminim ndaj popullit serb në Kosovë dhe përfaqësuesve politik.

Sipas njoftimit, Jevtiq gjatë takimit me ambasadorin Sardi, kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë dhe pozicionin e Listës Serbe kur bëhet fjalë për formimin e një Qeverie të re të Kosovës.

Në përfundim të takimit, u konkludua se kishte ende shumë sfida në Kosovë në të ardhmen dhe se ishte detyrë e të gjithëve që të kontribuojnë në zgjidhjen pozitive të problemeve në interes të të gjithë qytetarëve.