Jeton Ujkani shkarkohet nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës

E publikuar: 31/01/2019 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me propozim të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, sot Kuvendi Komunal i Mitrovicës, e ka shkarkuar Jeton Ujkanin nga detyra e Kryesuesit, raporton Veriu.info.

Në momentin kur është propozuar shkarkimi i Kryesuesit Jeton Ujkani, PDK dhe AAK e kanë lëshuar mbledhjen dhe ai e ka ndërprerë seancën.

Veriu.info mëson se me kërkesën e 19 asambleistëve është thirrur menjëherë seanca e re, ku të gjithë kanë votuar për shkarkimin e Jeton Ujkanit nga pozita e Kryesuesit.

Ditëve në vazhdim pritet votimi i Kryesuesit të ri.

Ndryshe, Jeton Ujkani asamblist dhe kryesues ishte bërë nga AKR-ja, por këtë parti e kishte braktisur vitin e kaluar me ç’rast kishte aderuar në AAK-në e Ramush Haradinajt./Veriu.info