Jetojnë në bregdet, anija 122 mijë tonëshe surprizon jokëndshëm çiftin (Video)

E publikuar: 10/03/2017 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift në Florida është gjendur para një surprize aspak të këndshme dhe alarmuese për ta.

Teksa çdo ditë ishin mësuar me lundrimin e mjeteve ujore shumë pranë banesës së tyre që ndodhej pak metra nga bregu në një ngushticë, një ditë pritshmëritë e tyre u kthyen në frikë.

Një anije gjigante plot 122 mijë tonëshe u afrua shumë pranë banesës dhe pothuajse doli nga deti.

“Është shumë afër, shumë afër”, dëgjohej në video Yasmine Todhunter.

“Asnjëherë nuk ishim ndeshur me një situatë të tillë, dukej se po futej në shtëpinë tonë”, thotë burri i saj Bill, i cili shihet në video me dy qentë që duken të trembur.

Anija gjigante doli nga ngushtica pa shkaktuar asnjë dëm më pas, me siguri që banorët aty pranë nuk do të donin të shikonin sërish atë pamje.

https://www.youtube.com/watch?v=ToPTWaDdTBk