Jetëgjatësia e baterisë së Galaxy S8-ës më e lartë se çdo telefoni tjetër Android

E publikuar: 06/04/2017 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas testimeve të jetëgjatësisë së baterive të phabletëve nga PhoneArena, Samsung Galaxy S8-ta mund çdo telefon tjetër Android por humb terren ndaj Apple iPhone 7 Plus.

Sajti në fjalë raporton se S8+ ofron plot 8 orë jetëgjatësi baterie duke ënë pas Galaxy S7 Edge me 7 orë dhe 18 minuta.

S8+ gjithashtu mund Google Pixel XL, OnePlus 3T por humbet ndaj Apple. Sipas PhoneArena, S8+ mund të qëndrojë aktivë për një ditë të tërë. Edhe teknologjia e ngarkimit të shpejtë duket sa ka performuar siç duhet. Bateria ngarkohej plotësisht pas 1 ore e 40 minutash.

Sigurisht kohët e ngarkimit të baterisë janë më të gjata kur përdoret teknologjia wireless. S8 dhe S8+ u prezantuan javën e kaluar. Një prej aspekteve ku S8 shkëlqen është asistenti dixhital Bixby. /PCWorld Albanian