Jeta e ish-luftëtarit invalid (Video)

E publikuar: 17/03/2015 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të njëjtën veshje po e mbarte edhe ditën kur mbeti i palëvizshëm.

Eshtë ky Shpetim Agusholli nga Peja, ish luftëtar i UÇK’së, i cili mbeti ne karrocë, prej plumbave që mori në luftë.

Deri me 28 Prill të vitit 1999, ditën që është plagos, ai mori pjesë në njërën nga betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, atë të Kosharës.

Kujtimet e asaj dite, edhe mbas 16 vjetësh janë ende te freskëta, për ish-luftëtarin i brigadës 138, transmeton “Rrokum TV”.

Ai është i kënaqur me trajtimin qe po i bahet atij mbas lufte, por jo edhe disa bashkëluftarëve tjerë.

E njeri nga shokët e tij, me të cilin takohet ma se shpeshti është, bashkëluftari nga beteja e Koshares, Besim Uka .