Jese Rodriguez drejt rikthimit ne Spanje

E publikuar: 29/12/2016 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jese Rodriguez mund të rikthehet në Spanjë. 23-vjeçari në Gusht u largua nga Real Madrid për të firmosur me Paris Saint-Germain, edhe pse deri në këto momente nuk e ka pasur aspak të lehtë përshtatjen te Parizienët.

Kohët e fundit mediat spanjolle raportojnë për një interes të Las Palmas në drejtim të sulmuesit, lajm që është konfirmuar edhe nga vet presidenti i klubit iberik, Miguel Angel Ramirez. Megjithatë konkurrenca për Jese është e madhe, pasi lojtari kërkohet edhe nga iverpool, Milan e Roma.