Jese refuzon Fiorentinan, afër marrëveshjes me Stoke City

E publikuar: 14/08/2017 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi anësori i Paris Saint-Germain, Jese Rodriguez ka lënë anash Fiorentinën e Series A, pasi dëshiron të transferohet në Ligën Premier te Stoke City.

Sulmuesi spanjoll është në shitje nga gjiganti francez PSG dhe ka qenë në bisedime me Fiorentinën për një lëvizje të tij në Itali.

 Megjithatë, sipas gazetës La Nazione të Firences, Jese favorizon një lëvizje në Angli dhe ka mirëpritur një qasje nga skuadra e Xherdan Shaqirit, Stoke City.

Në të vërtetë, ai ka pezulluar negociatat me Fiorentinën në mënyrë që të lërë veten të lirë të flasë me ‘Potterët’.

Jese u transferua te PSG verën e kaluar dhe kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Las Palmas. /Telegrafi/