Jeremiq shkon në një restorant në Gjilan, kritikohet nga Lista Serbe

E publikuar: 16/06/2019 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Popullore, në Serbi ka qëndruar dje në një nga restorantet në qytetetin e Gjilanit, njofton Klan Kosova.

Nga restoranti “Bujana” ku ka qëndruar Jeremiq kanë konfirmuar për klankosova.tv se ai ka shkuar pasdite aty dhe ka qëndruar “10 – 15 minuta”.

Për vizitën e tij në Kosovë, ka reaguar edhe Lista Serbe për “Tanjug”, të cilët përmes një deklarate kanë thënë se Jeremiq është takuar dje me kolegët e tij në “restorantit shqiptar “Bujana” në Gjilan”.

“Pas pritjes së ish presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright në Prishtinë, tepihu i kuq iu shtrua edhe të ftuarit të dashur – Vuk Jeremiq, në mirënjohje për pranimin e pavarësisë së Kosovës”, thuhet tutje.