Jepet premiera e filmit “Ford vs. Ferrari”, yjet paraqiten me vetura sportive (VIDEO)

E publikuar: 06/11/2019 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tepihun e kuq, Christian Bale zgjodhi të vijë me makinë sportive klasike.

E kjo për faktin se edhe filmi i fundit që ka personazh këtë të fundit dhe aktorin tjetër hollivudian Matt Damon, në fokus ka garat me vetura.

E këta të dy ishin qendra e vëmendjes në premierën e filmit “Ford vs. Ferrari”, që u shfaq në Los Angeles.

Ata dhanë autografe për fansat derisa bënë edhe fotografi së bashku.

Filmi që është në me regji të James Mangold, paraqet një ekip inxhinierësh dhe projektuesish, në krye me vizionarin e automobilave, Carroll Hall Shelby, i cili njëherësh ishte konstruktor veturash e vozitës në gara.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.