Jepet dënimi i parë i këtij lloji për një haker

E publikuar: 03/02/2019 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakerët e kartave SIM kanë filluar të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.

Një student nga Kalifornia i quajtur Joel Ortiz u dënua me 10 vite burg sepse vodhi 5 milion dollarë në kriptomonedha përmes kartave SIM.

Kjo është hera e parë që dikush dënohet për një krim të këtij lloji. Ortiz pranoi se mbi 40 viktima kishin rënë pre e tij.

Ortiz nuk do të qëndrojë për shumë kohë i vetëm. Shumë të tjerë janë arrestuar në SHBA për krime të këtij lloji.

Megjithatë autoritetet shpresojnë që dënimet si ai i Ortiz të trembin hakerët e tjerë.

Një agjent i rastit të Ortiz kishte thënë se vjedhjet përmes ndërrimit të kartave ishin ngadalësuar. Me shumë gjasa hakerët janë në dijeni të lëvizjeve të fundit. /PCWorld Albanian