I jep policit 20 euro, arrestohet 23 vjeçari

E publikuar: 23/01/2017 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një person është arrestuar nga Policia e Fierit pasi i njëjti ka tentuar t’i korruptojë me 20 euro.
Në njoftimin e Policisë shqiptare, thuhet se 23 vjeçari ka tentuar ta korruptojë njesinë policore të trafikut me një shumë prej 20 eurosh, me qëllim që t’i shmanget masës administrative, pasi po drejtonte mjetin jashtë normave të lejuara.

Rasti është dërguar në Gjykatë, nën akuzën “Tentim korrupsioni ndaj personave me funksione publike”.