Jep dorëheqje sekretari ekzekutiv i AAK’së, Valon Tolaj

E publikuar: 04/05/2018 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari Ekzekutiv i AAK-së, Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga detyra që e mbante në parti. Tolaj ka thënë se arsyeja e kërkesës është krejtësisht personale e familjare, dhe nuk ndërlidhet me asnjë rrethanë apo proces në AAK.
“Të dashur miq e kolegë të Aleancës, E ndjej obligim t’ju informoj mbi kërkesën që sot i kam bërë Kryetarit të AAK, z. Ramush Haradinaj, për lirim nga detyra e Sekretarit Ekzekutiv të AAK.

Arsyeja e kërkesës është krejtësisht personale e familjare, dhe nuk ndërlidhet me asnjë rrethanë apo proces në AAK. Unë, do të vazhdoj të jem pjesë e Aleancës dhe mbeshtetës i vizionit politik të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, falënderoj të gjithë miqtë e kolegët të cilët janë shumë, në të gjitha strukturat organizative të AAK.Kam qenë i nderuar me punën e përbashkët dhe bashkepunimin me të gjithë, pa përjashtim” shkruan Tolaj në njoftim.