Jep dorëheqje nga AAK kryetari i degës në Podujevë

E publikuar: 20/03/2018 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fatmir Humolli, kryetar i degës së AAK-së në Podujevë ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në partinë e Ramush Haradinajt.

Humolli ka qenë njëri ndër komandantët më në zë të UÇK-së së Zonës Operative të Llapit. Pas luftës ka qenë për shumë vjet anëtar i LKÇK-së. Në zgjedhjet e fundit lokale ka garuar për kryetar të komunës së Podujevës.

Humolli i cili iu bashkua partisë së Haradinajt, duke besuar në vizionin e tij dhe kundërshtimin e demarkacionit dhe Asociacionit, ka thënë ai.