Jean-Claude Van Damme i uron ditëlindjen kolegut shqiptar Pjetër Malota

E publikuar: 05/07/2015 02:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në murin e vet në facebook, aktori i mirënjohur tani producent në Hollywood Jean-Claude Van Damme i uron kolegut të vet shqiptar Pjetër Malota ditëlindjen me fjalët: “ Urime Ditëlindjen luftëtarit të madh dhe shokut tim të përjetshëm Pjetër Malota!”

Duke e vërejtur se Pjetër Malota e kishte bllokuar mundësinë e shënimit të mesazheve në murin e tij, Jean-Claude Van Damme e bëri këtë urim në murin e vet duke i shtuar edhe shoqërinë e vet me dhjetëra mijëra simpatizantë që i ka.

Pjetër Malota u bë mik dhe kolegë me Jean-Claude Van Damme që nga fillimi i karrierës së tij dhe filluan me filmin “Double Impact”.

Në Hollywood është krijuar një imazh i mirë përmes Pjetër Malotës dhe kolegëve të tij, në foton që Jean Claude Van Damme e shpërndanë shihet qartë duke e bërë simbolin e shqiponjës dy-krenare me Pjetër Malotën.

Për herë të parë në mediet shqiptare, Pjetër Malota u intervistua nga AA Vision dhe që nga ajo kohë ai është anëtar i bordit të këtij kanali televiziv me qendër në New York.

Malota vazhdon të luajnë në filma të ndryshëm në Hollywood dhe në të njëjtën kohë e udhëheqë edhe shkollën e karatesë në Birmingham, MI.

Stafi i AA Vision dhe Opozita.com i uron mikut Pjetër Malota – Lulgjuraj gëzuar ditëlindjen!

Jean-Caude-Van-Damme-c